• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Rama konferencë të përbashkët me Zaev: Mosçelja e negociatave, dështim i BE!

by
23/06/2021 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkup nga ku po mban një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun maqedonas, Zoran Zaev.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Zaev shprehu zhgënjimin e tij për mos vendosjen e një date për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Zaev theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm dhe se nuk do të mbeten të izoluara.

“Këtu jam me kolegun, vëllain, Edi Rama. Dy popujt tanë e kanë rrugën e njëjtë, e kemi vizionin e njëjtë. Ne nuk do të ndalemi këtu, ne këtë rrugë janë edhe Serbia, Kosova, Mali i Zi, etj…Ne jemi Evropë pavarësisht nëse BE ia arrin që të heqë bllokadat apo jo.”

Sakaq, Kryeministri Edi Rama ishte mjaft kritik me BE-në që nuk vendosi të hapte negociatat, por i shtyu përsëri për shkak të vetos bullgare për Shkupin.

“Cfarë do ndodh apo nuk ndodh në Bruksel ne jemi shumë të vendosur që të vazhdojmë të rrisim ekonominë, mirëqenien, krenarinë dhe forcën e dinjitetit të popullit tonë. BE mund të caktojë detyra për integrimin, mund të caktojë afate për këto detyra, mund të caktojë data.

Por BE nuk cakton dot, as vendndodhjen tonë në mes të Europës, as kulturën tonë dhe identitetin tonë europian, as të ardhmen e popujve tanë si popuj europianë në familjen europiane, shtete europiane, me standarde politike, institucionale, ekonomike europiane. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, që në kohën e Gjergj Kastriotit dhe e ka rikonfirmuar zgjedhjen e saj, që në epokën e Rilindjes Kombëtare. Për shqiptarët dielli lind aty ku perëndon.

Për mua në këtë pikë, kemi një dallim me Zoranin, jo problematik, pasi nuk ka ndodhur asgjë tjetër, veçse BE ka dështuar përsëri të mbajë premtimin, të jetë në qëndrimin e duhur, jeta vazhdon. Progresi do të vazhdojë me të gjitha forcat, pasi nuk është i imponuar nga jashtë, por nga brenda nesh” tha Rama.

Pavarësisht vendimit të BE-së, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një objektiv “Shkrirja e kufijve mes nesh për ta kthyer rajonin tonë në hapësirën tonë të zbatimit të plotë të 4 lirive të BE-së, lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve do të vazhdojë pa u ndaluar” theksoi ai.

/b.h

Next Post
Tronditëse/ Piloti ndryshon sërish dëshminë: Unë e zgjova Carolinën dhe e mbyta me jastëk

S’ka telefonuar ende asnjë/ Piloti Babis kalon natën e parë në burg, kërkon një punë: Dua të kaloj kohën! Kushti që do i plotësohet për “relax”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In