Pak dite pas clirimit te hapesires se plazhit te Gjipese, kryeministri Rama ndan me ndjekesit e tij ne FB, aksionin e radhes ne Krorez.
“Krorëza është një simotër e mrekullueshme e Gjipesë, ku njësoj si në Gjipe, kishte rënë flama e zaptimit zhvirgjërues të plazhit mahnitës e të natyrës magjike, që të kujton filmin e Uliksit”- shkruan Rama, duke postuar videon e aksionit per lirimin e hapesires se plazhit.
Mesazhi i Rames
Krorëza është një simotër e mrekullueshme e Gjipesë, ku njësoj si në Gjipe, kishte rënë flama e zaptimit zhvirgjërues të plazhit mahnitës e të natyrës magjike, që të kujton filmin e Uliksit😢 Por nga sot, edhe Gjiri i Krorëzës u çlirua dhe paqja mijëravjeçare u rikthye në atë plazh, që i përket perlave të Kurorës Mesdhetare☀🌊