Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur me një video ish-deputetit të PD-së, Edmond Spaho, ndërsa ka hedhur poshtë akuzat e këtij të fundit në lidhje me historinë e një familje të prekur nga tërmeti.
Rama shkruan në ‘Facebook’ se “Hienat nuk do të na ndalin dot dhe as do ta çorodisin dot Popullin, Shqipëria ka Zot!”.
“Por si qëndron e vërteta pas shfaqjes së radhës me aktor kryesor ish-deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spaho. Banori që po takon Spaho quhet Petraq Dhespollari. Ndonëse ai shtëpinë që po i tregojnë zotit Spaho, shtëpinë që po i tregojnë zotit Spaho, nuk e kishin të tyren por e kishin zpatuar pas largimit të pronarit të ligjshëm, për këtë çift është gjetur një alternativë e re e jetes nga autoritetet shtetëore. Fatket tregojnë se zoti Spaho gënjen kur thotë se çifti vijon të jetojë në rrënoja duke rrezikuar jetën sepse prej vitit 2019 ata banojnë në një shtëpi të re, qiraja e së cilës po paguhet nga bashkia Kolonjë.
Përmes këtij vendimi, Këshilli i bashkisë Kolonjë tregon që ka miratuar bonusin e qirasë në masën 100% për disa familje të cilave u është dëmtuar banesa, mes tyre edhe çifti Dhespollari. Sikurse tregon kjo faturë, familja Dhespollari ka marrë dhe do të marrë bonusin e qirasë, pa afat, deri në momentin që do të mund të pëfitojnë një banesë përmes politikave sociale, pasi ata vetë nuk zotërojnë asnjë të tillë”, thuhet në videon e publikuar nga kreu i qeverisë.
g.kosovari











