Ka reaguar pasditen e sotme në rubrikën Përgjigjja ime kryeministri Rama reagoi për ngjarjen e shëmtuar në Parlament, ku vetë Kryeministri u sulmua me bojë nga demokrati Edi Paloka.
“Budallai është një me shiringë në dorë që hedh bojë në Kuvend. Opozita e ka me ju, jo me mua, unë jam pengesë që t’i lejojë”, theksoi Rama.
Rama theksoi se sot Maqedonia e Veriut kishte sytë nga Shqipëria pasi do të votohej në Shqipëri për gjuhën shqipe edhe në Parlamentin Maqedonas, dhe përveç kësaj Maqedonia e Veriut ishte në ditë zie. “Sot ishte dita e Arbër Xhaferrit, por u bë e budallallëkut të PD-së”, u spreh Rama…/a.meta