Ky qen e habiti audiencën, kur i dha ndihmën e shpejtë pronares të tij.
Videoja e mëposhtme tregon aftësitë e jashtëzakonshme të këtij pastori gjerman të quajtur Deril, që përveç numrave të veçantë, kur shikon që shoqëruesja e tij është në rrezik për jetën, nis që ta ndihmojë.
Në fillim qeni Deril vendos putrat në kraharorin e pronares Lusy Imbergerova, e cila ishte shtrirë në tokë duke u hequr si pa ndjenja, e madje i bëri asaj frymëmarrje artificiale.
Më pas, të dy kryen ushtrime fizike, përfshirë edhe pompa dhe performanca e tyre në festivalin e qenve u komentua gjatë edhe në rrjetet sociale.
Në fund juria vendosi t’i jepte vendin e dytë, vendim që solli mjaft pakënaqësi.