Presidenti Vladimir Putin u hodh në një liqen të ngrirë për festën tradicionale të Epifanisë. Pagëzimi vjetor është një element kryesor i Kishës Ortodokse, për besimtarët në të gjithë Rusinë që zhyten në mes të dimrit.
Putini hyri në akull në Liqenin Seliger, në veri të Moskës, për të përkujtuar pagëzimin e Krishtit në lumin Jordan, mbi dy mijë vjet më parë.
Putini, i njohur për imazhin e një djali të ashpër dhe dashurinë e tij për aktivitete në natyrë, eci deri tek uji i ngrirë me një pallto të trashë leshi dhe pyeti nëse gazetarët e mbledhur nëse ndjenin të ftohtë. Pastaj hoqi veshjen e tij të jashtme dhe u zhyt në ujin e bekuar nga kleri rus.
Tradicionalisht, banja në lumenjtë dhe pellgjet e ftohta të akullnajave zhvillohet gjatë natës së 18-19 janarit. Koha për Epifaninë e këtij viti ishte më e butë se zakonisht, me temperaturën pranë Liqenit Seliger, rreth gjashtë ose shtatë gradë Celsius nën zero./a.ç











