• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Punonjësi i shkollës godet me grusht në kokë 3-vjeçarin autik

by Java News
19/09/2023 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prindërit e një fëmije autik 3-vjeçar në SHBA kanë publikuar një video ku shihet një punonjës i një institucioni arsimor duke goditur djalin e tyre 3-vjeçar në kokë dhe më pas e mban me kokë poshtë në korridor duke i mbajtur këmbët.

Taneshia Lindsay ndau në faqen e saj në Facebook pamjet e kamerave të sigurisë nga korridori i qendrës së mësimit “Rosa Parks në Deyton”, të marra më 21 gusht.

Punonjësi dha dorëheqjen pas incidentit, ndërsa emrin i tij nuk është publikuar ende.

Videoja tregon Braylen duke vrapuar në korridor. Punonjësi fillimisht e ndjek pas dhe më pas e godet me grusht në kokë, duke bërë që 3-vjeçari të bjerë në tokë.

Pastaj një punonjës i shkollës e mban Braylen me kokë poshtë nga kyçet e këmbëve të tij, raporton NBC News.

“Drejtori nuk na tha të gjithë të vërtetën. Siç mund ta shihni, ishte shumë më keq se kaq”, tha Lindsay.

Avokati i prindërve, Michael Wright tha se shkolla gënjeu familjen. “Ata nuk ishin transparentë dhe duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ai.

Lindsay deklaroi se ajo duhej të dërgonte tre e-mail në shkollë përpara se t’i jepnin pamjet. Ajo nuk e mori videon deri më 11 shtator, tre javë pas incidentit, por nuk e mori atë të plotë.

“Pse Braylen po ikte prej tij ashtu? Ndoshta ai nuk ishte lozonjar. Nuk e di. Nuk e di pse ata e prenë një pjesë të videos”, u tha nëna gazetarëve.

Familja e 3-vjeçarit kërkon arrestimin e tij dhe nxjerrjen para drejtësisë, por nuk kanë në plan të tërheqin Braylen nga shkolla.

/f.s

Next Post
Tragjike/ Gomonia e emigrantëve përplaset me shkëmbinjtë, ndërron jetë foshnja

“Telegraph”: S'kanë klientë shqiptarë, bandat kurde kanë përgjysmuar çmimin për kalimin me gomone drejt Britanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In