Kanë dalë pamje të reja të luftimeve mes ukrainasve dhe rusëve. ‘The Sun’ ka bërë publike një video ku shihet momenti kur raketat ‘Stugna-P’ të përdorura nga ana ukrainase hedhin në erë tanket ruse.
Videoja e publikuar nga ‘The Sun’ është marrë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës së bashku me një deklaratë ku thuhej se sistemet e armëve të përdorura ishin sistemet raketore antitank PTRK “Stugna-P”.
Stugna-P është një sistem raketor antitank i gjeneratës së dytë, i drejtuar me lazer, i cili u zhvillua nga byroja e projektimit në Kiev, Luch. Zakonisht lëshojnë raketa të kalibrit 130 milimetra dhe mund të operohen me telekomandë nga një distancë deri në 50 metra./m.j













Duhen verifikuar pamjet.Janë në ndonjë vend tjetër apo në Ukrainë.