• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Publikohen pamje të reja nga grabitja në Rinas, për 2′ u morën miliona euro

by Java News
06/05/2019 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohen pamje të tjera nga grabitja në aeroportin e Rinasit në datë 9 prill të këtij viti, ku autorët morën rreth 6 milionë euro. Në pamjet e reja duket furgoni i grabitësve me mbishkrimin “Hetimi Tatimor ” që pasi ka shpërthyer derën e rrethimit vijon i pa shqetësuar nga askush itinerarin në pistën e aeroportit duke kaluar nga pas avionëve të parkuar drejt avionit të linjës së Austrisë, ku po vendoseshin thasët me eurot.

Furgoni futet në pistë 10 sekonda pasi ulet një avion me 200 pasagjerë nga Italia. Avioni ku ndodheshin eurot është i treti në radhë, teksa dallohet bishti i ‘Austrian Airlines”. Furgoni i policisë që lëviz dhe furgoni i policisë kufitare që qëndron në pistë për të riatdhesuarit janë me armatim vetëm pistoleta.

Hetuesit e krimeve nga kjo video kanë krijuar dyshimet se dikush nga grabitësit më parë është futur në pistë i kamufluar si punëtor dhe dinte me ekzaktësi rrugët e kalimit dhe oraret e ulje dhe ngritjes së avionëve ose kishin dijeni nga brenda stafit për lëvizjet e avionëve.  Krimet e Rënda kanë kërkuar ndalimin e 5 personave, pjesëtarë ICTS (kompania e sigurisë në Aeroport)  dhe bankave. Nga videoja duket se furgoni në pistë ka qëndruar vetëm 2 minuta, ndërsa e gjitha grabitja ka zgjatur 5 minuta, nga çarja e derës dhe deri në momentin e daljes nga aeroporti.

Furgoni i policisë kufitare lëviz në 15:03 minuta, kur furgoni i grabitësve ishte larguar me paratë në 7 thasët e marra në bordin e avionit. Ndërsa FNSH-ja ka lëvizur disa sekonda më parë edhe ka qenë nga jashtë pistës duke e ndjekur. Pavarësisht se arrijnë që të largohen me shpejtësi nga pista për Admir Muratajn arratia do të merrte fund pas më pak se dy kilometra kur furgoni rrethohet nga policia dhe në shkëmbimin e zjarrit me armë mbeti i vrarë, ndërsa bashkëpunëtorët e tij u arratisën me një tjetër furgon, bashkë me eurot.

Por disa javë pas grabitjes së 9 prillit disa prej autorëve u arrestuan. Deri më tani janë arrestuar gjashtë, autorë dhe bashkëpunëtorë, pasi personi që modifikoi furgonin Alkond Bengasi që është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, zbërtheu grupin. Në pranga kanë rënë Ragip Hajdini, Alkond Bengasi, Oltjan Veseli, Saimri Cela, Renaldo Sula dhe Elton Pikli. Në kërkim janë vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, Talo Çela, Aleks Pepa dhe dy ish efektivë policie, një mashkull dhe një grua./raport.tv

 

/a.meta

Next Post
FOTOT/ Rusi, tragjedi e rëndë, avioni në flakë, njerëzit digjen të gjallë

Rusi/ Thellohet tragjedia e avionit në flakë, shkon në 41 numri i viktimave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In