Të jesh drejtues mjeti në Tiranë, është një sfidë e vërtetë.
Jo vetëm se duhet të kesh kujdes nga drejtues të papërgjegjshëm, që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, por shpesh dhe nga kalimtarët, të cilët nuk respektojnë semaforët.
Një rast i tillë shfaqet edhe në videon e mëposhtme.
Një person me biçikletë kalon rrugën me të kuqe, ndërkohë që është me fat që shpëton, pasi drejtuesi i makinës që ka bërë videon e mëposhtme ka qenë me 70 km dhe mund të kishte shtypur.
Çka mund t’i merrte jetën qytetarit të papërgjegjshëm, por duke rrezikuar të shkonte edhe vetë në burg./a.m.










