• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Protestuesit rrethojnë Shalsin te Kuvendi, deputeti: Ligjin e bëri kryeministri

by A R
23/09/2016 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i komisionit të Veprimtarive Prodhuese, deputeti i PS-­së, Eduard Shalsi është bërë për “ujë të ftohtë” nga një grup aktivistësh që kundërshtojnë ligjin për importin e mbetjeve. Në një videoregjistrim të siguruar nga “BalkanWeb”, të realizuar para seancës së djeshme plenare, shihet se si deputeti Shalsi përpiqet të “shfajësohet” para aktivistëve të cilët pasi i kanë zënë “pritë” tek hyrja e Parlamentit, e rrethtojnë dhe i kërkojnë llogari përse ka ndryshuar qëndrim lidhur me importin e mbetjeve. Shalsi shprehet se tashmë kanë ndryshuar rrethanat dhe pikat që i janë shtuar pr/ligjit janë të rëndësishme për të shmangur rrezikun që mund të ketë importi i mbetjeve. Ai madje mundohet të “shfajësohet” duke iu thënë aktivistëve se ndryshimet në ligj nuk i ka bërë ai por kryeministri, Edi Rama me një grup deputetësh.

Aktivisti: O zoti deputet, çfarë po bëhet me këtë çështjen e plehrave, do votohet sot apo jo?
Shalsi: Shpresoj që po.
Aktivisti: A e keni kundërshtu, ka thënë vetë Rama nuk lejohet importi i asnjë lloj mbetjeje të rrezikshme në Shqipëri.
Shalsi: Tani, e keni lexuar draftin përfundimtar?
Aktivisti: Po
Shalsi: Çfarë ndryshimesh ka?
Aktivisti: Ka gjashtë pika shtesë.
Shalsi: Ka 7, e di kush i ka bërë? Kryeministri me deputetë, shoqërinë civile, ambientalistë.
Aktivisti: Ju keni firmosur tek peticioni jonë kundër importit të mbetjeve. Ke qenë Eduart tjetër në atë kohë.
Shalsi: Çfarë ndryshimi ka 2013 me këtë?
Aktivisti: Ndryshimi është që nga 25 që la Berisha në 2013-ën, tani keni lënë 16 a 17 mbetje.
Shalsi: Unë kam paraqitur një amendament, i cili ngriti shqetësim dhe nga kolegët e mik dhe një pjesë e shoqërisë civile. I ftova pa kurrëfarë paragjykimi në komision. Ka 7 amendamente të cilat ishin shqetësime të grupeve të ndryshme. Pra frika e madhe e sjelljes për djegie u zhduk. Nëse në 2013-ën, kryetari i Bashkisë Fushë Kuqe, apo X apo Y kishin marrë licenca pa hapur impiante përpunimi mbetjesh, tani vetëm në rast se ke impiant ke të drejtën që të marrësh. Bëhet fjalë për listë të gjelbër dhe lëndë të para dytësore. Kishim një Inspektoriat zyrtar kontrolli, se kisha dhe përfaqësuesit e BE-së …
Aktivisti: Ku është laboratori i famshëm që keni deklaruar. Hajde shkojmë nesër e shohim bashkë. I bie që plehrat tona janë riciklu, tani ne të marrim plehrat e të tjerëve?
Shalsi: Të hënën, të martën ikim bashkë, por jo teatër, nuk du teatër.
Aktivisti: Pse ne kemi dalë për teatër këtu?
Shalsi: Tani, një pjesë e juaja ka dalë për teatër. Atëherë lemë takim dhe shkojmë tek Agjencia Kombëtare e Mjedisit të shohësh laboratorin? Sepse është ndryshe të kesh një hipotezë dyshimi, që për mua është e shëndetshme, por ajo që më ka neveritur pak është që ca njerëz tjetër gjë më thonë atje, tjetër gjë kur r propozojnë në komision, tjetër gjë dalin e bëjnë teatër. Nëse keni një kauzë dhe e keni merak..
Aktivisti: Se ti ke qenë Eduard tjetër përpara, je bërë Eduard tjetër. A ke qenë kundër kësaj gjëje ti?
Shalsi: E kupton që kanë ndryshuar tetë pika apo se kupton.
Aktivisti: Jo mor burrë ne jemi kundër kësaj gjëje
Shalsi: Kundër kujt?
Aktivisti: Kundër plehrave, nuk dum plehra në Shqipëri.
Shalsi: Ca plehrash? Mbetje.
Aktivisti: A tani do me u kap me fjalët tani, ne po themi thelbin o burrë.
Shalsi: Merreni lexojeni, konsultohuni me specialistë.
Aktivisti: Përse e ke kthyer 360 gradë njëherë?
Shalsi: Se kam kthy, kanë ndryshu rrethanat.
Aktivisti: Se erdhët në pushtet?
Shalsi: Në 2013-ën vinin vetëm për djegie.
Aktivisti: Edhe sot kanë ardhur mo, edhe dje kanë ardhur plehra për djegie, e di unë zyrtarisht. Plehra që digjen kot këtu në Shqipëri. Si di ti këto gjëra?
Shalsi: Çfarë di unë, që kanë ardhur plehra për tu djegur, je në terëzi apo jo?
Aktivisti: Ideja e këtij ligji është njësoj, janë shtu dy tre pika të vogla.
Shalsi: Si dy tre pika të vogla mo. Po pse pikë e vogël ishte që mund të vinte nga Murriqani, mund të vinte nga 3 Urat… Kanë bërë një propozim, që shoqëria civile në momentin që do vijë ngarkesa e parë, bashkë ta shoqërojnë…
Aktivisti: Tani kjo është e palogjikshme, do vijnë qindra mijëra tonë…
Shalsi: Po ku e gjetët këtë, si do vijnë qindra-mijëra ton mo? Më jep 5 emra inxhinierësh mjedisi, njerëzish të profesionit, që e njohin këtë gjë dhe hajde riflasim.
Aktivisti: Po ça të flasim, ti do votosh, për çfarë të flasim?/a.m.

Next Post
FOTOT/ Si “harem sulltani”, ja çfarë bëhet në lokalin e natës në Tiranë

FOTOT/ Si "harem sulltani", ja çfarë bëhet në lokalin e natës në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In