Policia ka shoqëruar pak minuta pas protestës Taf Kolecin, sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë si dhe disa minatorë të tjerë organizatorë të protestës e cila u zhvillua pa leje.
“BalkanWeb” ka siguruar pamjet e momenteve kur ata janë shoqëruar nga policia pasi akuzohen për protestë të paligjshme.
Para se të niste protesta policia paraqiti me shkresë mosaprovimin e saj për arsye procedurale. Minatorët kishin paraqitur kërkesën për protestë para kryeministrisë ditën e hënë por pavarësisht se nuk morën leje ata vijuan aksionin e tyre./a.m.










