Protesta e radhës e opozitës para Bashkisë së Tiranës është shoqëruar me tensione mes mbështetësve të opozitës dhe disa qytetarëve.
Shkak për këtë është bërë përpjekja e protestuesve të Sali Berishës dhe Ilir Metës për të bllokuar rrugën.
Një prej drejtuesve ka dalë nga makina dhe ka debatuar me protestuesit. “O zotëri, kam kalamajtë në shkollë. A ka mundësi të kalojmë ne dhe vazhdoni pastaj”, dëgjohet të thotë ai.
Ndërhyrja e efektivëve të policisë ka bërë që debati të mos përshkallëzohet.