Marka e njohur Mercedes Benz ka zbuluar autobusin e së ardhmes, i cili ka një program drejtimi me vetëkontroll.
Edhe pse në fillim do të ketë një shofer që do ta drejtojë, autobusi i së ardhmes, më pas pritet të jetë pa drejtues.
Sistemi i drejtimit të autobusit pa pilot, përdor radarët dhe navigatorët për të kontrolluar lëvizjen në rrugë. Autobusi është i pajisur me dhjetë kamera të ndryshme./noa.al/a.k









