Transferimi i ri i Barcelonës, Paulinho, nuk e ka nisur si duhet aventurën e tij te klubi katalanas.
Braziliani është mirëpritur nga tifozët në Camp Nou pas transferimit të tij prej 40 milionë euro nga Kinë.
Dhe, në prezanti ashtu siç e do zakoni, lojtarët bëjnë disa ekzibicione dhe manovrime me top për të kënaqur të pranishmit.
Edhe këtë, Paulinho dëshoti ta bënte qysh në ditën e parë te Barca.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se si mesfushori dështon të kontrollojë topin,i cili ikë larg prej tij.
Barcelona është kritikuar për transferimin e Paulinhos dhe paratë e shpenzuara për të dhe nuk shihet si shpresëdhënës për dalje nga kriza. /a.m.