Presidenti Ilir Meta gjendet këto ditë në Korçë, ku edhe gjatë ditës së sotme ka qenë i pranishëm në meshën e mbajtur në Katedralen e Korçës në ditën e Ujit të Bekuar. Në një video të postuar nga restoranti ku ai ka darkuar presidenti shihet duke kënduar një këngë të traditës kolonjare shoqëruar nga këngëtarja e muzikës live.