Policia e Pogradecit ka vënë në pranga ditën e sotme një 28-vjeçar pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Mësohet se arrestimi Hasan Muçollarit ka ardhur si bashkëpunim mes Interpolit të Tiranës dhe asajt të Romës. Polici bën me dije se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata italiane në vitin 2011 e ka dënuar atë me 7 vjet e 4 muaj burg për vjedhje me dhunë. /ma.me