• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Politikë me vdekjen, FRPD e kthen në politike çështjen e Florenc Beqirajt në Francë!!

by A R
24/12/2017 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pjesëtarë të shoqërisë civile dhe familjarë të Florencit, u mblodhën sot përpara Piramidës në Tiranë ku ndezën qirinj, e më pas marshuan pranë Kryeministrisë dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në shenjë proteste. Ndërsa Forumi Rinor i Partisë Demokratike zhvilloi në Kukës një homazh proteste për Florenc Beqirajn.

Forumi Rinor zgjodhi Kukësin për të ndezur një qiri për shpirtin e Florencit, sepse Kukesi sipas tyre është zona simbol me emigracionin më të lartë të rinisë në këto 4 vjet.

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi dhe të rinjtë e tjerë me gjestin e tyre bënë një ngushëllim për familjen, për këtë humbje të pazëvëndësueshme.

“Por qirinjtë e ndezur në Kukës janë edhe një revoltë e heshtur e të rinjve kundër braktisjes nga qeveria, simbol i të cilës tani është Florenci, që u detyrua të emigrojë 3 vjet më parë dhe të kerkojë azil në Francë”, u shprehën të rinjtë e FRPD.

“Florenci emigroi sepse asnjë shpresë nuk shihte më në horizont. Kjo qeveri e kriminalizuar, që çdo ditë mendon veç për xhepat e pushtetarëve, e mbjell çdo vit varfëri e mjerim, nuk gjeti dot asnjë fjalë ngushëllimi për Florencin, se për t’u interesuar për atë çfare i ndodhi, as që mund të pritej prej saj. Si Florenci janë me qindra të rinj që enden rrugëve të Europës, sepse qeveria nuk mendon asnjë sekondë për punësimin dhe te ardhmen e tyre”, tha kreu i FRPD, Belind Kelliçi.

FRPD-Kukes-3FRPD-Kukes-1

“O artist, a do të behesh kryeministër ti apo jo!” “Lëri çitjanet se po të vdes populli”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan sot para Kryeministrisë, në homazhet për të riun që u masakrua barbarisht në Francë.

 

Me pankarta në duar ata kërkuan që të sillet në Shqipëri trupi i të riut që humbi jetë si dhe kërkojnë drejtësi për atë që i ndodhi Florencit në Francë.

Nëna e të ndjerit ka hedhur akuza të forta ndaj shtetit francez duke u shprehur se i kanë vrarë djalin.

“Kërkoj drejtësi, dua trupin e Florencit në Shqipëri. Florencin e ka vrarë policia franceze. Tubin ia kanë hequr djalit kur babai ka qenë jashtë”, është shprehur e ëma Laureta Beqiri.

Next Post
Pas “El Clasicos” Reali e përzë Benzeman

Pas “El Clasicos” Reali e përzë Benzeman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me “Mercedes C-Class”, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

Hyri ilegalisht në Itali dhe qarkullonte me “Mercedes C-Class”, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

January 17, 2026
“Shkundet” sërish pushteti në Venezuelë, Rodriguez shkarkon aleatin kryesor të Maduro-s!

“Shkundet” sërish pushteti në Venezuelë, Rodriguez shkarkon aleatin kryesor të Maduro-s!

January 17, 2026
Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

Rama: Faleminderit Presidenti Trump! Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, majë krejt e paimagjinueshme

January 17, 2026
15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

January 17, 2026
Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

January 17, 2026
15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

January 17, 2026
Përfshihet nga flakët skrepi në Vlorë teksa po pastronte kanalin, shkak dyshohet mbi-nxehja

Përfshihet nga flakët skrepi në Vlorë teksa po pastronte kanalin, shkak dyshohet mbi-nxehja

January 17, 2026
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

“Kryengritja e zgjatur paqësore” e Berishës, që zgjat më pak se 2 orë…

January 17, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, përmisimin i mëtejshëm i teknologjisë dhe artit

Galaja e Festës së Pranverës, përmisimin i mëtejshëm i teknologjisë dhe artit

January 17, 2026
“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In