Në videon e mëposhtme janë fiksuar momentet teksa policia ndjek një hajdut që tenton të arratiset me motor.
Punonjësi i policisë po ashtu është me motor dhe kamera e fiksuar në mjetin e forcave të rendit regjistron të gjithë ndjekjen.
Në një moment hajduti rrezikon të dëmtojë dy gra që kalonin mbi vijat e bardha.
Pas disa minutash ndjekje, polici godet me shkelm hajdutin në ecje e sipër dhe ai rrëzohet në tokë.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Brazil./a.m.