• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO / Policia gjermane i dhuron RENEA-s dy automjete speciale, uniforma dhe pajisje

by A R
16/02/2022 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Federale Gjermane i dhuron Repartit Special RENEA, 2 automjete speciale për Njësinë e Negocimit dhe Njësinë Antieksploziv, uniforma dhe pajisje të tjera për Repartin Special RENEA dhe 2 autoambulanca për Repartet NSH Fier dhe Shkodër. Ky donacion shkon në vlerën 344.464 euro.

Në ambientet e Repartit Special RENEA u zhvillua ceremonia e dorëzimit të automjeteve, uniformave dhe pajisjeve të dhuruara. Në ceremoni morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano: E vlerësoj me rëndësi të veçantë këtë ceremoni, pasi nga sot, disa automjete të reja e të kompletuara me pajisje speciale për Njësinë e Negocimit dhe Njësinë Antieksploziv, pajisje mjekësore e uniforma speciale, me vlerë totale mbi 344 mijë euro, do të jenë në përdorim të Repartit Special RENEA dhe të Reparteve të Ndërhyrjes së Shpejtë. Pa asnjë hezitim evidentoj se shteti gjerman, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme Federale dhe Ambasadës Gjermane në Shqipëri, është bërë mbështetës dhe partner tepër i rëndësishëm i Policisë shqiptare, në përmbushjen e misionit të saj. Bashkëpunimi është shtrirë në fusha të ndryshme, si trajnime, asistencë teknike, mjete transporti, pajisje e materiale të ndryshme për Policinë Kriminale, Kufirin dhe Migracionin, Forcat Speciale etj.

Është rasti të shpreh edhe një herë falënderimet për ndihmën e pakursyer dhe mbështetjen që na ka dhënë Ministria e Brendshme e Gjermanisë dhe Ambasada Gjermane në Shqipëri, me mjete e pajisje për strukturat e Policisë Kriminale, të Policisë së Kufirit e Migracionit dhe së fundi për Forcat Speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ju siguroj se gjithçka që bëhet në mbështetje të Policisë, do të na shërbejë për të forcuar kapacitetet tona për zbatimin e ligjit dhe gjithmonë në shërbim të komunitetit. Duke përfunduar, më lejoni të shpreh edhe një herë konsideratat dhe falënderimet për mbështetjen, ndihmën dhe financimet që ju bëni për Policinë e Shtetit. Faleminderit!

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf: Thelbi i bashkëpunimit policor mes vendeve tona është lufta kundër kriminalitetit ndërkufitar që zhvillohet në nivel ndërkombëtar dhe këtu bashkëpunimi me strukturat e Policisë Federale dhe Zyrës Federale të Krimeve është i një rëndësie thelbësore. Sigurisht që një drejtim thelbësor i bashkëpunimit mes dy vendeve tona, është ai i mbështetjes që jep Gjermania për Shqipërinë, në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, në mënyrë të veçantë luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Konkretisht, sot bëhet fjalë për mbështetjen që i jepet Policisë së Shtetit, përmes Policisë Federale Gjermane, pikërisht në menaxhimin e detyrave të saj. Ne dëshirojmë që përmes këtij bashkëpunimi të mbështesim të gjithë sektorët e aktiviteteve apo operacioneve policore, në mënyrë që të jemi të suksesshëm në çdo drejtim. Edhe në vitin 2022 ne do të vijojmë bashkëpunimin tonë përmes angazhimit dhe shfrytëzimit të pajisjeve teknike dhe pajisjeve të standardizuara.  Unë jam vërtet i kënaqur që ndodhem sot këtu. Uroj për të gjithë ju dhe ne, një bashkëpunim të suksesshëm dhe jam i gëzuar që ne qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit.

Më pas, Drejtori Nano dhe ambasadori Zingraf kanë nënshkruar aktin e dorëzimit të donancionit dhe kanë parë nga afër automjetet dhe pajisjet bashkëkohore.

Ambasadori dhe Nano kanë vizituar edhe ambientet e tjera të Repartit Special RENEA, si poligonin e qitjes dhe muzeun. Një skuadër e RENEA-s ka demonstruar veprime taktike operacionale në poligonin e mbyllur të repartit.

Në përfundim, komandanti i Repartit Special RENEA, në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje, i ka dorëzuar ambasadorit Zingraf, stemën e RENEA-s, me moton “Mbrojmë jetë me jetën tonë”.

/a.r

Next Post
“Të gjithë shkojnë në punë e në shkolla”/ Flet shqiptari nga Ukraina: Ju tregoj si po e presim luftën!

"Të gjithë shkojnë në punë e në shkolla"/ Flet shqiptari nga Ukraina: Ju tregoj si po e presim luftën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In