• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Policia e Tiranës hap dyert për nxënësit, për 30 minuta ‘marrin në zotërim’ kryeqytetin

by Java News
13/03/2018 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizitorët e sotëm ishin nxënësit e klasës së 3-A, të shkollës “Lidhja e Prizrenit”, të cilët panë nga afër Sallën Operative 112, funksionimin e Komisariatit Dixhital, Kamerat e Policisë. Ata u pritën dhe shoqëruan nga zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko dhe Drejtori i Policisë Vendore Tiranë Kastriot Skënderi.

Klodian Bilushi, Shefi i Sallës Operative duke iu shpjeguar detaje nga puna e efektivëve që presin telefonatat dhe denoncimet e qytetarëve, ka theksuar se në aplikacionin ‘Komisariati Dixhital’ kanë mbërritur që nga krijimi mbi 110 mijë denoncime. Ai shtoi se me vendosjen e numrit unik pa pagesë 112, asnjë telefonatë nuk humbet dhe nuk mbetet pa përgjigje dhe reagim.

Disa nxënës provuan të telefononin ‘112’ duke dhënë informacion për shkelje të qarkullimit rrugor në rrugët e Tiranës. Mësuesja e Qytetarisë dhe një prej prindërve të fëmijëve vlerësuan me interes vizitën dhe informacionin e ofruar nga ana e punonjësve të Sallës Operative. Irena Olldashi, mësuesja e qytetarisë u shpreh: “Shumë faleminderit për këtë që ofruat për fëmijët. Ne kemi njohur tema të “Qytetarisë” në lidhje me shërbimet në komunitet. Është shumë bukur kur fëmijët e shohin drejtpërdrejt edhe mësojnë më shumë”.

Elga Mitre, prindi i një prej fëmijëve tha: “Në kuadër të bashkëpunimit të komunitetit të prindërve me shkollën, ne kemi organizuar sot këtë vizitë tek Salla Operative e Drejtorisë së Tiranë në kuadër edhe të mësimdhënies ku mësuesja ka orët e ‘Qytetarisë’, të cilat ne mundohemi t’i organizojmë jo vetëm brenda në klasë por edhe jashtë saj. Falënderoj shumë zv.ministren e Brendshme Romina Kuko, por edhe Drejtorinë e Policisë së Tiranës që na mundësuan këtë vizitë të fëmijëve këtu në Sallën Operative. Është shumë e rëndësishme që fëmijët që në moshë të hershme të kuptojnë se si funksionon shteti, se si funksionon Policia, në mënyrë që kur të jenë qytetarë të rritur më vonë të jenë më të përgjegjshëm, të dinë të respektojnë ligjin. Por edhe si fëmijë është shumë e rëndësishme, sepse ata mësojnë se si mund të përdorin shërbimet që u ofrohen qytetarëve në çfarëdolloj rrethane. Sot jeta është bërë shumë intensive, mund të ndodhin ngjarje, aktivitete, fëmijët duhet të jenë të përgatitur. E rëndësishme është që ata të dinë kush është nga ana tjetër kur ata marrin 112-n, në rastin konkret”. /ma.me

 

Next Post
271 të prekur nga epidemia e fruthit, shtohet numri i të rriturve

271 të prekur nga epidemia e fruthit, shtohet numri i të rriturve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

March 13, 2026
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In