VIDEO/ Policia do përdori dronët e radarët gjatë fundjavës për kundravajtësit në Bypassin e Vlorës

Screenshot 16

Policia Rrugore ka marrë masa shtesë në Bypasin e Vlorës dhe në rrugët Vlorë-Levan e Vlorë-Sarandë me radar e dronë.

Nga mbikqyrja e uniformave blu rezultoi se kishte automjete që udhëtonin me shpejtësi të lartë e cila varionte nga 130 km/h deri në 177 km/h.

Po ashtu 53 drejtues mjetesh u evidentuan teksa kryenin parakalime të gabuara.

Policia mori masa dhe i gjobiti drejtuesit me 3 mijë lekë të rinj, gjithashtu u pezulluan 11 leje drejtimi si dhe u vendosën 32 gjoba për shpejtësi pa heqje të lejes së drejtimit dhe 41 për shpejtësi mbi normat e lejuara.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Policia Rrugore

BYPASS Vlorë dronë e radar 📸📟📹, për parandalimin e aksidenteve me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore 🚔👮, monitorim qarkullimit të BYPASS-it të Vlorës me dronë e radar, monitorim dhe në autostradën Vlorë-Levan dhe Levan-Vlorë.

Nisur nga fluksi shumë i madh i mjeteve që qarkullojnë në drejtim të zonave bregdetare veçanërisht në fundjavë, njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka marrë masa shtesë me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore qoftë në autostradën Vlorë-Levan e Levan- Vlorë, si dhe në të gjithë aksin rrugor Vlorë-Sarandë.

Shërbimet e Policisë Vendore Rrugore, gjatë ditës së sotme në BYPASS, si rezultat i monitorimit me dronë e radar kanë evidentuar  53 drejtues automjetesh të cilët kryenin parakalime të gabuara, disa prej tyre edhe të rrezikshme e me sjellje agresive në rrugë.  Këta drejtues automjetesh janë ndëshkuar me masë administrative nga 3.000 Lekë të rinj secili.

Gjithashtu po gjatë ditës së sotme nga Drejtoria e Policisë Rrugore në autstradën Vlorë-Levan, Levan- Vlorë dhe në BYPASS-in e Vlorës, janë konstatuar drejtues mjetesh që shpejtonin duke shkelur sinjalistikën rrugore, me shpejtësi që varjojnë nga 130 km/h deri në 177 km/h, shpejtësi që në fluksin e madh të mjeteve janë rrezik potencial për përfshirjen në ngjarje rrugore.

Gjatë ditës së sotme janë pezulluar 11 leje drejtimi, me afat që varjojnë nga 1 muaj deri në 4 muaj si dhe me masë administrative nga 6.000 deri në 12.000 Lekë të rinj, si dhe janë vendosur 32 masa administrative për shpejtësi pa saksion për pezullim të lejes së drejtimit.

Njëkohësisht janë vendosur 9 masa për shpejtësi  që varjonte nga 150 km/h deri në 170 km/h, duke paguar dyfishin e gjobës, pasi drejtuesit e automjeteve ishin rezident në një shtet tjetër, pra janë vendosur gjithësej 41 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë📸 dhe prezencë të Policisë Rrugore🚔👮♂, të pajisur edhe me dronë, dragera📟, kamera 📹e aparate fotografike.

#MosUbëjStatistike🚑

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj🚔

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com