Polici i Portokallisë merr 2 gjoba brenda 2 orësh, ja çfarë bën para Kryeministrisë
Policia Rrugore këto ditë të nxehta të verës nuk po fal asnjë, e ndërsa gjobat janë shtuar. Në grep ka rënë edhe polici i Portokallisë, Florjan Binaj. Brenda një ditë ai ka marrë dy gjoba.
“Sot qënka dita ndërkombtare e RRASJES SË GJOBËS!!!Isha me fat që mora 2 copë brënda 2 orësh se kishte plot të tjerë që kishin parkuar si unë por nuk morën asgjë!!”, shkruan me ironi ‘kolegu’ i efektivëve rrugorë. Por ai nuk e la me kaq, këtë punë. Ai shkoi para kryeministrisë dhe bëri një kërcim, duke u tallur kështu me “veprën” që kryeministri Edi Rama ka vënë tek hyrja e Kryeministrisë.