Ky është momenti tronditës kur një prift francez godet me shuplakë foshnjën që qante gjatë pagëzimit.
Incidenti ka ndodhur brenda ambienteve të kishës gjatë pagëzimit, teksa foshnja e frikësuar vazhdimisht qante për faktin se prifti e shtrëngonte fort në qafë.
Dhe ajo çfarë ka shokuar më së shumti prindërit e në veçanti babanë e tij, është veprimi i priftit kur nuk arrin ta qetësojë foshnjën.
Prifti në një moment humb durimin dhe fillon e godet me shuplaka për ta “qetësuar”, veprim ky që detyroi babanë t’ia marrë menjëherë nga dora fëmijën e tij.
a.ç