Tetorin e kaluar një gazetare amerikane e quajtur Ali Meyer mori lajmin tronditës se është e prekur me kancer gjiri ndërkohë që transmetonte live. Ajo kishte shkuar në praninë e kamerave për të bërë atë që dukej si mamografi rutinë dhe do të ndihmonte për sensibilizimin e grave që të kryejnë kontrolle periodike të gjirit.
“Kjo ishte tronditëse, mendova se po përcillja mesazh për gratë e tjera, ndërkohë që zbulova se jam vetë viktimë e kësaj sëmundjeje”, tha ajo.
41 vjeçarja u diagnostikua me kancer invaziv në gjirin e djathtë. Tashmë ajo e ka hequr gjirin dhe doktorët i kanë thënë se duket sikur kanceri nuk do të përsëritet më.
Reporterja e News 4 ka treguar për udhëtimin e saj gjatë trajtimit në faqen e saj në Facebook dhe Instagram, ku ju bën thirrje të gjitha grave që të kenë mamografi të rregullt.