• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

(VIDEO) Piloti “kamikaz” filmonte veten me mbi 176 km/orë në autostradën Tiranë-Durrës

by Java News
14/10/2016 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashnor Deliallisi, shkaktari i aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e djeshëm në Sukth, ku humbën jetën tre vajza dhe ai vetë, ishte i fiksuar pas shpejtësisë. Momente të tilla, plot adrenalinë, ku lëvizte me shpejtësi të madhe me mjetet e tij superluksoze nuk ka ngurruar t’i fiksojë edhe në video.

Madje këtë gjë e ka eksperimentuar disa herë edhe në autostradën Tiranë-Durrës, rrugë ku edhe shkaktoi aksidentin tragjik me 4 viktima.Gazetari Enrik Mehmeti sjell ekskluzivisht për “BalkanWeb” një video të filmuar nga vetë Deliallisi, ku ai fikson me celularin e tij teksa lëviz me një shpejtësi marramendëse me mbi 176 km/orë, me një makinë BMW superluksoze. Në sfond dëgjohet me volum të lartë kënga më e re e Ghetto Geasy (Getoar Selimit) dhe Majkut, “Ajo”, e njohur nga të rinjtë për refrenin e famshëm, “unë të lagi me shampanjë”.Por ka qenë pikërisht shpejtësia e madhe shkaku i aksidentit të një dite më parë, ku 36-vjeçari Deliallisi, teksa lëvizte në sens të kundërt në autostradën Tiranë-Durrës, me një makinë tip “Benz”, është përplasur me automjetin ku udhëtonin tre vajzat, Greta Sherifi, 23 vjeç, banuese në Sarandë dhe pronare e makinës, Izabela Balla, 33 vjeç, si edhe Elona Kaçibaros, 34 vjeç, banuese në Tiranë.Sipas ekspertëve, Dashnor Deliallisi ishte shkaktari i aksidentit. Pasi eci për rreth 12 kilometra në krah të kundërt, duke qenë se ndiqej nga policia, e cila e kishte pikasur duke qarkulluar tej normave të lejuara, ai u përplas në Sukth me automjetin ku udhëtonin vajzat, aksident tragjik nga i cili 36-vjeçari dhe tre të rejat gjetën vdekjen e menjëhershme.

Por kush ishte Dashnor Deliallisi?
Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka zbuluar se Dashnor Deliallisi ishte qytetar rom, i lindur në Fushë Krujë dhe me mbiemër të ndryshuar. Aktualisht ai bashkëjetonte me një grua në qytetin e Durrësit.Në fakt ai rezultonte i papunë, por nga fotot e publikuara në rrjetet sociale duket që bënte jetë luksoze me makina të shtrenjta, në lokale nate, me orë e unaza prej ari.Fotot e siguruara nga “BalkanWeb” janë bërë në Belgjikë dhe në Durrës.Sipas burimeve zyrtare, Dashnor Deliallisi është një shtetas me precedentë penalë, i cilësuar si “kamikazi shkatërrues”. Ai rezulton të jetë arrestuar në vitin 2011 në lagjen 12 në Durrës, pasi tentoi të vriste një person me një armë pa leje.Në momentin e aksidentit mëngjesin e djeshëm në Sukth, Dashnor Deliallisi dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit dhe drogës, por ende nuk kanë dalë përgjigjet përfundimtare, përsa i përket analizave toksikologjike. ma.me

 

Next Post
Xhaka i 54-ti në renditjen botërore, ja 20 lojtarët më të mirë në planet

Xhaka i 54-ti në renditjen botërore, ja 20 lojtarët më të mirë në planet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In