Futbolli italian po kalon ditë me të vërtetë të vështira.
Shkak është bërë përplasja e tifozëve të Interit dhe Napolit, vetëm pak orë përpara takimit të Seria A, e luajtur me 26 dhjetor të vitit të shkuar. Nga këto përplasje, një tifoz i Interit, i identifikuar si Daniele Belardinelli humbi jetën, ndërsa 3 të tjerë morën plagë të lehta.
Por si është kronologjia e ngjarjes?
Në episodin e “Quarto Grado”, e transmetuar këtë të premte në Retequattro, shfaqen pamje të përplasjes së ultrasve.
Në video shohim momentin kur Daniele Belardinelli, i pavetëdijshëm, merret nga shokët e tij dhe futet në një makinë.
Makina pastaj do të arrijë në dhomën e urgjencës të Spitalit San Carlo në Milano, ku i riu do të vdes disa orë më vonë.
a.cupaj