Përballje mes Tottenhamit dhe Liverpoolit, e zhvilluar në kuadër të xhiros së tretë të Premierligës, ka përfunduar barazim 1:1.
Të parët në epërsi kanë kaluar mysafirët, një minutë pa përfunduar pjesa e parë, me golin e James Milner, i cili shënoi nga penalltia.
Por, vendasit nga humbja i ka shpëtuar Danny Rose, i cili në minutën e 72-të barazoi rezultatin në 1:1.
Pas këtij barazimi, Tottenham ka pesë pikë, një më shumë sesa Liverpooli. /a.m.