Një apartament është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së enjtes në zonën e 21 Dhjetorit, duke shkaktuar panik te banorët.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve të cilët kanë hyrë nga ballkoni i apartamentit që ndodhet në katin e shtatë të një pallati për të shuar flakët.
Megjithatë duket se brenda në apartament ka pasur dëme të konsiderueshme ndërsa në shtëpi mësohet se ka pasur edhe fëmijë, shkruan a2. Nga informacionet e para mësohet se nuk ka pasur presona të lënduar dhe ishte ndërhyrja e zjarrëfikësve që bëri të mundur shuarjen e flakëve