Një zjarr i përmasave të frikshme ka rënë gjatë natës në një godinë 4 katëshe në Korçë. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 23:13, në lagjen nr. 12, rruga “Vasil Ternova”.
Nga pamjet shihet se si flakët kanë ‘pushtuar’ katin e sipërm të ndërtesës.
Mësohet se zjarri ka shkaktuar vetëm dëme të mëdha materiale në katin e katërt të godinës, duke e shkrumbuar atë totalisht.
a.çupaj











