Inovacionet në fushën e bukurisë dhe kozmetikës nuk janë më diçka e papritur, por metoda më e fundit për të lyer flokët, me shumë siguri do t’ju befasojë.
Në një klip të shkurtër të postuar nga parkueria Huda Kattan, një vajzë bjonde shfaqet duke përdorur si bojë flokësh një përzierje të çokokremit me qumështin e kondesuar. Pas lyerjes bukuroshja pret thahen flokët duke e mbuluar me letër.
Më pas ajo ka shpëlarë flokët dhe dallohet ngjyra e re më e errët.
Por në vend që komentet të ishin mikpritës për këtë metodë, pa përdorur kimikate, kanë shpërthyer kritikat mbi përbërjen e çokokremit.
“O zot i madh, nëse çokokremi mund të përdoret si bojë flokësh, e imagjinoni se çfarë i bën sistemit tonë tretës? Njerëzit nuk duhet ta konsumojnë më”, shkruan një përdorues. Ndërsa të tjerë shprehen skeptikë për jetëgjatësinë e ngjyrës