VIDEO/ Pensionistët e pafat prej shiut, por sërish me maska dhe çadra në rrugë. Ja pamjet e kryeqytetit!

Shiu u prish planet te moshuarve në ditën e liridaljes. Në rrugët e Tiranës në orarin e liridaljes së dedikuar për ta, ka pasur shumë më pak të moshuar se në një ditë normale me diell.

Gazetari Erjon Skëndaj sjell për ‘BalkanWeb’ pamje nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, ku shihet se të moshuarit lëvizin me çadra, por edhe maska.

Pavarësisht se gjithçka u bë me fasha të ndryshme orari, në rrugë të zë syri gra me fëmijë për dore apo me karrocë edhe pse ky grup popullate ka leje për të lëvizur pas orës 11:00. Ndërkohë, që moti me shi ka prishur planet e pensionistëve, por edhe nënave me fëmijë.

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 782 raste me COVID-19.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com