Partia Demokratike ka sulmuar dy televizionet kombëtare konkretisht Top Channel dhe Klan pasi sipas deputetit Gent Strazimiri këto dy televizione kanë censuruar deklaratën e selisë blu për “Air Albania”. Në një deklaratë për median Gent Stazimiri tha këto dy televizione po mbulojnë aferën korruptive të kryeministrit Edi Rama në lidhje me kompaninë ajrore shqiptare “Air Albania”. Sipas PD kjo është një kompani që është krijuar rishtaz me vetëm 100 mijë lekë kapital. /ma.me