Disa muaj më parë një djalë turk arriti të hakonte llogarinë personale të Venera Lumanit, në të cilën këngëtarja kishte me mijëra ndjekës. Djali në fjalë fshiu çdo postim të Venerës dhe personat që ajo ndiqte, duke e transformuar totalisht si një llogari personale të tijën.
Megjithatë këngëtarja arriti ta rimerrte llogarinë e saj dhe sot është rikthyer sërish me postimet e bukura. Këngëtarja ka bërë postimin e parë në ‘Instagram’ pas kaq kohësh dhe u ka kërkuar falje të gjithë ndjekësve që mund të kenë marrë ndonjë mesazh të papërshtatshëm nga hakeri.
“Përshëndetje! U ktheva sërish! Kërkoj ndjesë për gjithçka që mund t’ju ketë bezdisur ose fyer gjatë gjithë kësaj kohe nga llogaria ime në ‘Instagram’. Me shumë dashuri, Venera”, ka shkruar këngëtarja përkrah një videoje së duke kënduar me të fejuarin e saj, Lind Islamin.
Dyshja e njohur së fundmi kanë kaluar disa ditë pushime së bashku në nja vendet më të bukura, Bali.