• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Pasi hipi në “Bishën” e Trumpit, Putin shëtit Modin për 30 minuta me blindën ‘Aurus’

by A R
01/09/2025 22:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth një muaj pasi në samitin e Alaskës ai hipi në “Bishën” e Trump, ashtu siç njihet autoblinda e Presidentit amerikan, Vladimir Putin ka ripërsëritur skenën, por këtë herë ai ka ftuar në Aurus-in e tij të blinduar, kryeministrin indian Narendra Modi.

Dyshja udhëtuan së bashku me limuzinën e prodhuar në Rusi gjatë një vizite në Kinë, te miku i përbashkët Xi Jinping, duke treguar lidhjet e forta mes dy vendeve në margjinat e samitit të SCO-së në Kinë.

Në Tianjin të hënën, “Aurus Senat” i shefit të Kremlinit i transportoi të dy burrat nga vendi ku po zhvillohej samiti në një hotel për takimin e tyre zyrtar dypalësh, në një udhëtim që zgjati mbi 30 minuta.

Postimet në mediat sociale me imazhe të dy udhëheqësve u bënë virale në Indi dhe në Kinë, me disa mijëra përdorues që e pëlqyen dhe komentuan. Më pas Modi tha në platformën ‘X’ se udhëtoi me Putinin dhe shtoi se diskutimet e tij me Presidentin e Rusisë janë “gjithmonë të thella”.

“Aurus Senat”, e njohur edhe si një “fortesë mbi rrota”, është një limuzinë luksoze me madhësi të plotë, e blinduar rëndë, e prodhuar nga Aurus Motors, një prodhues makinash rus që është një sipërmarrje e përbashkët midis NAMI, një instituti kërkimor shtetëror rus, Sollers, dhe Taëazun Holding të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Aurus Senat lindi pasi Putin tha se Rusia duhet të prodhojë automjetet e veta presidenciale. Presidenti rus ka përdorur një Aurus Senat si limuzinën e tij personale presidenciale që nga viti 2018 dhe makina ka qenë në dispozicion të blerësve të tjerë që nga viti 2021.

Një version civil është në dispozicion, i kufizuar në 120 njësi të prodhuara në vit dhe kushton rreth 18 milionë rubla (223,000 dollarë). Dizajni i kësaj makine është frymëzuar nga limuzina ZIS-110 e epokës sovjetike.

Next Post
Kongresi i PS/ “Më i shëmtuari i organizuar ndonjëherë!”, Tomor Alizoti: Nuk u diskutua për problemet e qytetarëve

"Kartelet e drogës zotërojnë një port detar", Alizoti: Kjo nuk ndodh as në Meksikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In