Pas votimit të reformës në drejtësi, e cila i ka marrë shumë energji, kryeministri Edi Rama është shfaqur sot më i relaksuar. Fillimisht ai deklaroi se e hëna do të jetë pushim për administratën. Ndërkohë që pasditen ka postuar një video, duke luajtur basketboll prapa Kryeministrisë, ku ka vendosur një kosh.