• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Pas fitores me Fiorentinën, Milani bën llogaritë e Championsit

by Java News
12/05/2019 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fitorja e djeshme me Fiorentinën mban ende gjallë shpresat e Milanit për një vend mes katër të parave në kampionatin italian.

Kuqezinjtë morën një rezultat të detyrueshëm ndaj vjollcëve, por fitoret mbeten të domosdoshme për të synuar një biletë për Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

Përveçse të fitojnë dy ndeshjet e mbetura (Frozinone dhe SPAL), ekipi i Gatuzos duhet të mbajë edhe sytë te rivalët. Atalanta duhet të humbë të paktën një nga dy ndeshjet e fundit (Juventus dhe Atalanta) që i kanë ngelur në këtë edicion të Serisë A.

Milanit do t’i mjaftonte edhe vetëm një fitore në rast se ekipi ku militojnë Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti nuk marrin më asnjë pikë deri në fund të sezonit. Edhe sikur bergamaskët t’i barazojnë ndeshjet e mbetura, “Djalli” do të ishte sidoqoftë i detyruar të merrte pikë të plota në sfidat e fundsezonit. Nëse mbyllin kampionatin me pikë të barabarta, Milani do të qëndronte mbi zikaltrit falë përballjeve direkte. Disi më e komplikuar bëhet gara e kuqezinjve ndaj Interit.

“Kushërinjtë”, të favorizuar edhe nga sfidat direkte, me tri pikë nesër ndaj Kievos do të bënin një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të vendit të tretë. Pa pikë të plota në sfidën e radhës, skuadra e Spaletit do të përfshihej në vorbullën e garës për Champions, sidomos duke marrë parasysh që në fundjavën tjetër do të luajë në transfertë kundër Napolit. Duke përfshirë në garë edhe Romën, verdhekuqtë duhet të fitojnë fillimisht sot ndaj Juves, më pas të synojnë pikë të plota në sfidat e fundit e njëkohësisht të shpresojnë në ndalesat totale rivalëve.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Ja çfarë la pas protesta e dhunshme e opozitës

FOTO/ Ja çfarë la pas protesta e dhunshme e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, Rama: Ne do ta vazhdojmë betejën pavarësisht pafuqisë së gjykatës!

February 8, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

“Gjykatësit nuk mund të kenë rritje të përjetshme pagash”, Rama: E ftova Papën që të vizitojë Shqipërinë…

February 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Duan më pak bashki”, deputeti i PD: Qeveria synon ndërhyrjen në pushtetin vendor

February 8, 2026
Me shpejtësi 132 km/h në rrugët e Tiranës, policia pezullon 185 patenta

Drejtonte automjetin i dehur, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

February 8, 2026
Moti i keq shton rrezikun për aksidente, Policia apel drejtuesve dhe këmbësorëve për kujdes

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, dëborë në Alpe

February 8, 2026
“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

February 8, 2026
Lehtësitë fiskale dhe kushtet e qëndrimit: Si po shndërrohet Shqipëria në destinacion për pensionistët amerikanë

Lehtësitë fiskale dhe kushtet e qëndrimit: Si po shndërrohet Shqipëria në destinacion për pensionistët amerikanë

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In