VIDEO/ Pas 4 orësh në tryezë, Opozita: Hapja e Listave duhet të shqyrtohet nga Këshilli Politik

Keshilli Ushqim

Vijon prej gati katër orësh e gjysem mbledhja e Këshillit Politik te Pallati i Kongresve, teksa palët politike duket se nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për hapjen e listave. Pas plot orësh diskutimesh në tryezë, Opozita kerkon qe: Hapja e Listave duhet të shqyrtohet nga Këshilli Politik. Nje kerkese qe nuk po pranohet ende nga Maxhoranca. PD po ankohet gjithashtu se nuk po merren ne shqyrtim edhe sugjerimet e ODHIR.Mbledhja e Këshillit Politik vijon prej 4 orësh, pas propozimit të Opozitës i cili mundëson hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera në formulën e koalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve. PS refuzon të shqyrtojë propozimit, duke i qëndruar versionit të vet të njëanshëm dhe duke mos dhënë konsensus për propozimin e kompromisit të ofruar edhe sot nga Opozita.

Gjatë debatit mësohet se përfaqësuesi i PD Oerd Bylykbashi ka nënvizuar se po injorohet vlerësimi i ODIRH, duke kujtuar që “ODIHR ka këmbëngulur tek mosabuzimi me burimet shteterore dhe se burimi kryesor shtetëror është fuqia rregullatore, dhe ju po abuzoni me të pa nisur zgjedhjet”. Burimet brenda mbledhjes konfirmojnë se Oerd Bylykbashi i është drejtuar me këto fjalë “Ju po përdorini ndryshimin e njëanshëm të ligjit, për të krijuar favore të PS në zgjedhje. Në 2013 erdhët në pushtet me krimin, në 2016 kanabizuat vendit dhe me paratë e pista të krimit bletë zgjedhjet e 2017, tani nuk ju mjaftojnë këto dhe po përpiqeni të diktoni ndryshimet e njëanshme të rregullave. Jeni të pashpresë, jeni humbës.”.

Damian Gjiknuri nuk i është përgjigjur akuzave, duke vijuar të theksojë se nuk mund të pranojnë propozimin e Opozitës për hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera.

Mbledhja është ndërprerë për disa minuta me kërkesë të Damian Gjiknurit dhe sapo ka rifilluar.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com