Në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, përplasjet mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës vazhdojnë, ndërsa dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqja mbetet pezull. Deputeti Plarent Ndreca, përfaqësues i mazhorancës dhe nënkryetar i këtij Komisioni, kërkoi që Ilir Beqja të thirret për të dhënë dëshminë e tij, duke e konsideruar këtë një kërkesë proceduriale brenda rendit të ditës.
Ndreca: Thërrisni zotin Beqaj të vijojmë me dëshminë. Është kërkesë proceduriale brenda rendit të ditës. U bënë 30 orë tashmë. Nëse keni kërkesë proceduriale hidheni në votim. Parlamenti i Shqipërisë funksionon me votë. Kërkesa ime është të bësh detyrën. Kërkesa e fundit, thërrisni zotin Beqaj, të flasë.
Përplasjet vazhdojnë të pengojnë procesin, duke krijuar një situatë të tensionuar në Komision, ndërsa Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, ndërpreu mbledhjen pa konsensus, duke lënë në pikëpyetje vazhdimësinë e dëshmisë së Beqajt.
/a.r