Video/Partizani ngre kupën e kampionit pas 26 vitesh, festë në Tiranë

Mbyllja e ndeshjes mes Partizanit dhe Kukësit u shoqërua edhe me ceremoninë e dorëzimit të trofeut  të kampionit për klubin e kuq pas 26 vitesh pritje.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, u vendosën me radhë medaljet në qafë lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit të kuq.

Më pas, kapiteni Alban Hoxha ngriti lart trofeun e shumëpritur duke nisur një festë ku sigurisht të gjithë lojtarët dhe drejtuesit me radhë bënë edhe fotot e rastit me trofeun.

Më pas, të gjithë shkuan para tribunës të tifozëve të zjarrtë të tyre të cilët zbritën në fushë. Lojtarët festuan për pak çaste me tifozët ndërsa më pas u dorëzuan pikërisht atyre trofeun, për të festuar edhe ata një titull kampion për të cilin kishin vuajtur për shumë vite me radhë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.