• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO / Parashutistët rusë zbarkojnë në Kazakistan. Shkëmbime zjarri mes ushtrisë dhe protestuesve

by A R
06/01/2022 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kazakistani është përfshirë nga protesta të dhunshme.

Presidenti Tokayev kërkoi ndihmën e Rusisë për të stabilizuar situatën në Kazakistan pas protestave që kanë përfshirë vendin. Sipas Reuters, parashutistët rusë tashmë kanë mbërritur në Kazakistan si pjesë e përpjekjes “paqes” të ndërmarrë nga CSTO, Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive e përbërë nga gjashtë shtete ish-sovjetike.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) tha në një deklaratë se detyra kryesore e forcave paqeruajtëse është mbrojtja e godinave kryesore shtetërore dhe ushtarake dhe të ndihmojë forcat e sigurisë të Kazakistanit.

Dhjetëra ushtarë hynë në sheshin kryesor të Almaty këtë mëngjes, ku qindra njerëz janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisë për të tretën ditë radhazi, sipas korrespondentëve të Reuters. Në të njëjtën kohë, agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se ka pasur shkëmbime zjarri midis ushtrisë dhe njerëzve të armatosur në sheshin përpara bashkisë së Almatit.

“Ushtarët mbërritën në shesh, nisën një operacion pastrimi kundër rebelëve”, sipas TASS.

Gjithashtu, Banka Kombëtare e vendit ka vendosur të pezullojë funksionimin e të gjitha institucioneve financiare. Protestat, të cilat fillimisht u nxitën nga rritja e çmimit të karburanteve, tashmë janë kthyer në një ortek kërkesash politike.

Tokayev pretendon se trazirat janë vepër e “bandave terroriste” të nxitura nga të huajt. Presidenti ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke përfshirë një shtetrrethim natën dhe një ndalim të tubimeve masive.

/a.r

Aktöbe valiliği önündeki olayların devamında polis çeşitli ses bombalarıyla müdahale etti. #Kazakshtan #kazakistan pic.twitter.com/6TnoxrhPxb

— Shinigami Ryuk (@shinigamieksi) January 5, 2022

Next Post
PD-ja dhe flluska e plasur e Ndragheta-s

Kokëdashi për dyert e PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg!

March 27, 2026
E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

March 27, 2026
Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

March 27, 2026
Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

March 27, 2026
Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

March 27, 2026
Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In