Hedhja me parashutë për dy persona për pak sa nuk rezultoi fatale për jetën e tyre.
Në lartësinë mbi 2 km parashutat e tyre u ngatërruan dhe gjithçka doli jashtë kontrollit.
Parashutistët fillestarë po trajnoheshin dhe po përpiqeshin të kryenin disa formacione shumë të ndërlikuara në Gold Coast të Australisë të shtunën.
Trajneri i tyre nuk mund të bënte asgjë tjetër përveçse të shikonte i tmerruar ngjarjen nga toka,
Parashutat e dy studentëve të tij u ngatërruan në ajër me njëra-tjetrën për shkak të erës që frynte. Të bashkuar, ata bën spirale për afro 30 sekonda derisa ranë poshtë, por për fat të mirë arritën t’i hapin parashutat rezervë./a.ç