Papa Françesku ka kërkuar falje që goditi një grua e cila i kishte kapur dorën ta përshëndeste teksa ai po kalonte pranë një turme njerëzish pak para se të mbante një fjalim ku denonconte “çdo formë dhune ndaj grave”.
Video që tregonte një Papa Françesku dukshëm të mërzitur teksa godet dorën e pelegrines në prag të Vitit të Ri u bë virale në mediat sociale.
Kjo u pasua me një ndjesë nga ana e tij.
“Ne e humbim durimin shumë herë,” rrëfeu Françesku, duke shpjeguar kështu se çfarë i kishte ndodhur në ato momente.
‘Më ndodh edhe mua. Kërkoj falje për shembullin e keq të dhënë dje, ‘tha kreu i kishës katolike para se të festonte meshën në Vatikan.
g.kosovari