Familja u tmerrua kur pa se poshtë varkës së tyre u afrua një peshkaqen i bardhë rreth 17 metra i gjatë. Turistët nuk mund t’u besonin syve dhe ishin të frikësuar nga prania e peshkaqenit, duke pasur parasysh edhe faktin që ishin bërë gati për t’u hedhur në det disa sekonda para se të shfaqej grabitqari.
Fatmirësisht, çdo gjë kaloi pa probleme. Por ky takim i papritur me peshkaqenin e bardhë do të fiksohet gjatë në memorjen e këtyre turistëve. /l.m










