Spitali Infektiv në QSUT po përballon valën më të madhe të pacientëve me koronavirus.
Janë 67 pacientë të shtruar në Spialin Infektiv, 5 prej tyre jan në terapi intensive, ata trajtohen me oksigjen, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar.
Në spitalin COVID-2 “Shefqet Ndroqi”, i njohur si ish-Sanatoriumi, trajtohen 7 pacientë.
Megjithatë situata në spital duket më e qetë, krahasuar me pamjet e trishta që kemi parë në Itali apo vende të tjera t goditura nga pandemia e koronavirusit.
Në pamjet filmike duken mjekët e pajisur me të gjitha masat mbrojtëse, që i shërbejnë pacientëve në çdo moment të ditës.