Televizioni “Rusia Today ” ka publikuar incizime nga droni, që janë bërë në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, respektivisht ku shihen përpjekjet e emigrantëve për të hyrë në territorin e Maqedonisë nga pjesa e Greqisë.
Treni me rreth 300 emigrantë në orën 5 e 15 min, u nis nga Gjevgjelia (kufiri jugor i Maqedonisë) drejt kufirit verio të Maqedonisë – Tabanoc. Zyrtarët nga Stacioni thonë se për sot nuk janë paralajmëruar më shumë trena për transportimin e emigrantëve.