PD dhe LSI kanë thirrur sot protestën e shtatë kombëtare.
Këto janë pamjet nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, në fillim të fjalimit të Lulzim Bashës para mbështetësve.
Ndërkohë, thirrjet e kreut të PD u shoqëruan edhe me sulme fizike ndaj policisë.
Përveç përdorimit të fishekzjarreve dhe prishjes së gardhit mbrojtës, raportohet për një polic të plagosur para Kryeministrisë.










