Videoja amatore është filmuar nga një qytetar vetëm disa sekonda pas shembjes tragjike të urës “Morandi”. Teksa filmon, djali në videodëgjohet të thotë: Ka rënën poshtë ura. Shikoni pak aty, nuk ka më asnjë urë.”
Më pas, ai vazhdon të ecë për të marrë një pamje më të mirë të asaj që kishte ndodhur, ndërkohë që takohet edhe me një tjetër banor. Djaloshi në video vazhdon sërish: Nuk më besohet! Shiko atje, ka rënë ura. Të gjitha makinat kanë rënë, shiko!”
Më pas ata të dy kalojnë një gardh për t’u afruar me viktimat, dhe aty çdo gjë bëhet e zezë pasi besohet se burri që po filmon e ka futur telefonin në xhep. Zërat që dëgjohen më pas të rrëqethin mishin. Pasi shohin katastrofën dhe viktimat nga afër, ata dëgjohen të thërrasin: A ka njeri këtu?? Më dëgjon njeri? Oh zot ka njerëz këtu. O zot! Thërrisni ambulancën! Thërrisni ambulancën!”.
Më pas ata i japin ndihmën e parë një të plagosuri që ndodhet aty pranë. Ndërsa në sfond dëgjohen sirenat e ambulancave. Ndërkohë, Ministria e Brendshme italiane ka shpërndarë një listë provizore të viktimave të identifikuar në shembjen e urës Morandi në Xhenova në mesditën e 14 gushtit. /ma.me










