Fitorja me Partizanin ka çuar në delir futbollistët e Tiranës të cilët e kanë pritur mjaft mirë këtë triumf.
Disa prej tyre e kishin për herë të parë prezencën në derbi, por arritën ta përballonin mjaft mirë presionin. Edhe pse pas ndeshjes, u festua me tifozët te tribuna pas portës, bardheblutë nuk janë përmbajtur në dhomat e zhveshjes duke festuar si të çmendur.
Gjatë festime, lojtarët thërrasin në kor: “O Tiron, O Tiron”, duke shijuar vendin e parë në renditjen e kampionatit.
PANORAMASPORT.AL