Presidenti Ilir Meta ia ka marrë këngës krah këngëtarit popullor Bujar Qamili. Në një postim në Facebook, teksa dëgjohet të këndojë ‘Pranvera filloi me ardh’, Meta shkruan se një bilbili si këngëatari Bujar Qamili nuk mund t’i rezistosh.
E siç duket Kreu i Shtetit është dorëzuar para këngëve të shkodranit.
“Bilbili i Shkodrës është magjik dhe nuk mund t’i rezistosh, përveçse t’i dorëzohesh talentit të tij,”- shkruan Meta krah videos.
/a.r